Katër subjekte politike shqiptare të komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi, që njihet si Lugina e Preshevës, janë marrë vesh që të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat pritet të mbahen në pranverën e këtij viti.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka bërë me dije se nga unifikimi i spektrit politik në Luginë të Preshevës, shqiptarët presin që t’i kenë më shumë se dy deputetë në parlamentin serb.Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Kambari ka thënë se garimi i katër subjekteve me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë ka për qëllim përfaqësimin më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionin qendror shtetëror.Kamberi, i cili është edhe kryetar i Komunës së Bujanocit, ka vlerësuar se ky veprim do të ndikojë në faktorizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Theksojmë se, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, në vitin 2016, partitë politike të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përveç Partisë për Veprim Demokratik, nuk morën pjesë në garën zgjedhore për shkak të siç kishin deklaruar, pakënaqësisë për qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj shqiptarëve në Serbi.Në Parlamentin e Serbisë, që ka 250 deputetë, Fatmir Hasani u zgjodh si përfaqësuesi i vetëm shqiptar