Ka qenë një vit shumë i vështirë për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi nuk ka marrë asnjë fitore gjatë 2022.
Kuqezinjtë ndeshjen e fundit e pritën kampionin në fuqi të Evropës, Italinë në Tiranë, por përkundër epërsisë së hershme u mposhtën me rezultat 1-3.
Në ndeshjen e fundit të vitit 2022, Shqipëria do të përballet me Armeninë në ‘Air Albania’, me fillim nga ora 17:30.
Të besuarit e Edoardo Rejës janë të vendosur që ta fitojnë këtë duel, pasi në rast të kundërt do të ishte shumë e vështirë që një vit i tërë të mbyllet pa fitore.
Armenia në këtë takim vije pas barazimit 2-2 në Prishtinë përballë Kosovës.
Shqipëria dhe Armenia kanë zhvilluar pesë ndeshje deri më tani, ku bilanc më të mirë ka kombëtarja jonë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.
Kujtojmë që gjatë vitit 2022, Shqipëria ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka marrë pesë barazime dhe ka humbur pesë të tjera.