Do të jetë 2 dhjetori i këtij viti data kur do të hidhet shorto për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Euro 2024, por deri atëherë do të kemi shumë parashikime rreth përballjeve që mund të dalin nga ky short.
Tabloidi anglez “The Sun”, ka simuluar këtë short dhe sipas tij, Shqipëria do të jëtë pjesë e një grupi të paparashikueshme.
Sipas këtij simulatori, kuqezinjtë e Silvinjos do të jenë në grup me Spanjën, Serbinë dhe Sllovakinë në grupin 2.
Një short i tillë do të nxiste debate e reagime të shumta, sidomos për shkak të përballjes me Serbinë duke rikujtuar atë që ndodhi në vitin 2016 kur ndeshja që po zhvillohej në Beograd u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve serb ndaj futbollistëve të Shqipërisë.
Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar:
Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A
Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi
Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C
Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër
Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B