Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në “Air Albania” në kuadër të javës së pestë të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë kanë mposhtur Kazakistanin me rezultat 3-1 duke rikthyer shpresat për vendin e parë në grup, shkruan Indeksonline.
Skuadra e drejtuar nga Rey Manaj e gjeti golin në minutën e 16-të me anë të Sokol Cikalleshit i cili realizoi me kokë pas krosimit të Memushaj.
Dersa lojtarët e shqipërisë ishin të shpërqendruar pas festës së golit, Kazakistani shfrytëzoi rastin për të shënuar. Abiken realizoi nga gjysma e fushës sapo e nisi lojën pas pësimit të golit.
Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi golin e tretë në minutën e 61-të, ku nga penalltia e fituar nga Abrashi realizoi Rey Manaj.https://dai.ly/x7xhuul
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia që është në vendin e parë.
Ndeshja e të mërkurës në mes të Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë vendimtare për vendin e parë. /