Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është mbajtur ceremonia e ndarjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2026.
Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Botëror të futbollit e ka vendosur Shqipërinë në një grup tejet të vështirë së bashku me Anglinë dhe Serbinë.
Dy ekipet e tjera në grup, Letonia dhe Andorra, të paktën në letër janë lehtësisht të kalueshme.
Kupa e Botës do të fillojë, më 11 qershor në Mexico City, ndërsa do të përfundojë, më 19 korrik në New Jersey