Shqipe Pantina thotë se vëllai i saj u zgjua “jerëm” kur e bastisi Policia

Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u bë dje në Gllarevë të Klinës.

Indeksonline ka raportuar ekskluzvisht për këtë aksion, ku janë arrestuar disa persona me dyshimet për shitblerje të narkotikëve.

Në mesin e tyre sihte edhe vëllau i ish-deputetes Shqipe Pantina.

U dyshua se u bastis edhe shtëpia e vet Pantinës, teksa vëllau i saj në tentim për të ikur u hodh nga dritarja e shtëpisë.

Kur u kontaktua dje nga Indeksonline, Pantina tha se “nuk është bash qashtu”.

“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.

Në një reagim publik, Pantina sot ka thënë se është e vërtetë që shtëpia e vëllait të saj u bastis dje, por që asgje nuk u gjet aty.

Madje, sipas Pantinës, vëllau i saj nuk ka tentuar t’i ikë Policisë, por që ka qenë “jerëm” dhe ka ngatërruar daljen nga dhoma.

Kjo është deklarata e plotë e Pantinës: