Shqipe Mehmeti Selimi: “Gjaku i Reçakut – simbol i qëndresës dhe sakrificës”

Në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Shqipe Mehmeti Selimi, kandidate për deputete, ka përkujtuar me dhimbje dhe respekt viktimat e kësaj tragjedie që tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë për Kosovën.

“Më 15 janar 1999, forcat ushtarake serbe vranë dhe masakruan brutalisht 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, duke lënë pas një dhimbje të pashlyeshme për gjithë kombin shqiptar. Kjo masakër tronditi botën dhe u bë thirrje ndërgjegjeje për ndërhyrjen e aleatëve tanë dhe NATO.”

Mehmeti Selimi theksoi se gjaku i derdhur në Reçak mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri, duke na kujtuar përjetësisht çmimin e madh të pavarësisë sonë.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë!” – përfundoi ajo.

Masakra e Reçakut është një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës në Kosovë, që nxiti ndërgjegjësimin ndërkombëtar dhe ndërhyrjen vendimtare të NATO-s për çlirimin e vendit.