Shqetësuese/ Rrëshqet dheu në këtë fshat të Klinës, ngushtohet rruga për disa centimetra

Një pjesë e rrugës Jashanicë e epërme në Klinë është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Thellësia e rrëshqitjes së dheut është deri në 60 centimetra.

Klina.info ka vizituar këtë fshat dhe ka biseduar me disa banorë të këtij fshati, të cilët kanë ankesat e tyre aq më tepër tash kur jemi në prag të dimrit.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe zyrtarët komunalë.

E nga komuna janë prononcuar për Klina.info lidhur me këtë projekt, derisa janë zotuar se do të marrin masa.

Për më shumë shikoni videon: