Vjedhjet e automjeteve në vendin tonë janë bërë përditshmëri edhe përkundër ekzistimit të kamerave publike e private në pjesën më të madhe të hapësirave. E gjatë këtij viti janë vjedhur 124 vetura.
Ndërkohë numri i automjeteve është rritur në mënyrë drastike.
Makinat posa vidhen, menjëherë përfundojnë në lokacione të fshehta për t`u shitur në forma të ndryshme.
Po mjafton që ato të arrijnë të kalojnë kufijtë e Kosovës, e në rast se në vendet përreth nuk gjejnë treg, malli kalon për t`u shitur në shtetet tjera.
Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali, se numri i veturave të vjedhura për periudhën kohore janar- gusht 2022 janë 124 raste.
Derisa nga forcat e rendit nuk kanë treguar lidhur me zbulimin dhe kthimin e veturave personave të tyre të ligjshëm, markën se cilat nga automjetet po vidhen më së shumti e rajonin më të prekur.
Po ashtu nuk janë dhënë informacione lidhur me numrin e të arrestuarve e as nacionalitetin e tyre.