Të gjithë 16 pacientët e infektuar me koronavirus, tani janë shëruar.
Të gjithë 16 personat në Vietnam të infektuar me koronavirus janë shëruar, tha të martën ministria e shëndetësisë, duke shtuar se nuk janë regjistruar raste të reja që nga 13 shkurt raporton Bangkok Post.
Pacienti i fundit i njohur, një burrë 50 vjeç i infektuar nga vajza e tij që u kthye nga qyteti qendror i Kinës, Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë, është rikuperuar dhe është në gjendje të mirë, tha ministria në një deklaratë.
Nuk ishte e qartë se kur pacienti i fundit do të lirohej nga spitali.
Pjesa tjetër, përfshirë një fëmijë tre muajsh, janë duke u përmirësuar, shtoi ministria.
Raporti i parë i virusit në Vietnam ishte rreth dy shtetasve kinezë të infektuar më 23 janar.