Shpërthimi në Pejë ku vdiq një person, ndalohet pronari i pompës së derivateve
Mëngjesin e 11 tetorit një burrë vdiq pas shpërthimit të cisternës në një nga pompat e derivateve në Pejë.
Gjithashtu për shkak të këtij shpërthimi u lëndua edhe një person tjetër.
44-vjeçari Visar Muriqi, atë ditë ishte ftuar nga “Delta Group” që ta rregullojë një problem me gazrat nëntokësor, por që ia mori jetën.
Ndërkaq, sot 12 ditë më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë pronari i kësaj pompe.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Për rastin ku mbetë i vdekur një punëtor i pompës së benzinës me 11.10.2024 Prokuroria ka nxjerr vendim për ndalimin e një personi, i cili po dyshohet për veprën penale “mos ofrimi i kushteve të domosdoshme në vendin e punës”, ka thënë Nikçi për Klankosova.tv
Klankosova.tv merr vesh se i ndaluari është V.J.