Në momente jo shumë të mira të Trepçës ’89, sulmuesi Arb Manaj ka qenë ai i cili ka shkëlqyer.
“Xehetarët” kanë mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tetë dhe vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme.
21 vjeçari është ai i cili i ka dhënë shpresë skuadrës mitrovicase, shkruan Indeksonline.
Manaj ka qenë protagonist në pjesën e parë të sezonit 2019/20 duke realizuar shtatë gola për Trepçën ’89.
Ai është i treti në renditjen e golashënuesve të Superligës.
Më poshtë janë disa nga momentet më të mira të talentit të Trepçës ’89 që gjatë këtij sezoni ka marrë edhe ftesë në Kombëtaren U21.