Kompania KEDS ka njoftuar se gjatë procesit të rregullimit të një prishje në lagjen ‘Ulpiana’ në kryeqytet ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV, ku një punëtor është lënduar.
Sipas tyre, punëtori është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet nga KEDS.
Nënstacioni ku ndodhi shpërthimi përfshinë disa lagje dhe për momentin është jashtë funksionit.
“Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, thuhet tutje ne njoftim.