Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një minierë në Serbi. Miniera e quajtur “Soko” pranë Sokobanjës është tronditur nga shpërthimi i metanit.
Raportohet se disa minatorë kanë vdekur dhe ka shumë të plagosur.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ngase ka shumë minatorë të bllokuar.
Tetë minatorë u vranë dhe 20 u plagosën”, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodobljub Zhivadinoviç