Banorët në fshatin Sferkë të Klinës janë në hall të madh. Ka katër ditë që ka shpërthyer ujësjellësi në lagjen Saledin, në rrugën “Agim Gashi”.
Ata kanë thënë për Klina.info se uji është duke vërshuar nëpër rrugë, derisa ka depëtuar edhe në oborret e tyre.
Të njëjtit kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Klinës, dhe intervenim sa më të shpejtë.