Ka shpërthyer kanalizimi në fshatin Volljak të Klinës.
Tash e dy javë ujërat e zeza po rrjedhin në rrugën “Bedri Berisha” në Volljak.
Banorët thonë se ndihen të rrezikuar nga ndonjë sëmundje për shkak të erës së rëndë.
Ata kërkojnë nga Komuna e Klinës, që sa më shpejtë të intervenojnë.