Javë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, doli në një konferencë për media, për të dhënë një vendim që ai e quajti të rëndësishëm për partinë e tij dhe Kosovën, shkruan Gazeta Blic.
Ai kërkoi nga të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza apo edhe janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, që t’i lirojnë pozitat e tyre, qoftë brenda partisë, por edhe brenda institucioneve të ndryshme në vend.Ani pse nuk është i vetmi brenda PDK-së, që po e injoron dhe shpërfillë vendimin e Veselit, Sokol Bashota, vazhdon që të mos heq dorë nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Klinë.
Sokol Bashota, vazhdon të jetë kryetar i PDK-në në Klinë, edhe pse ai është i dënuar me 29 maj të këtij viti me burgim nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën sa ishte kryetar i komunës së Klinës.Gjykata e Pejës dënoi Bashotën me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro për akuzat e Prokurorisë për deklarim të rremë të pasurisë.Sipas aktakuzës, Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMË X5, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë, në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën Jeep dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.Dënim të njëjtë sikurse Bashotës, i është shqiptuar edhe Enver Berishës – dy këta bashkëpunëtorë dhe miq të mirë njëri me tjetrin.Edhe Berisha u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro, sipas të njejtave akuza sikurse ndaj Sokol Bashotës.Të dy këta, sikurse t’i bindeshin kërkesës së kryetarit të PDK-së, do të duheshin të jepnin dorëheqje nga secili funksion brenda partisë.Por, në dokumentin e siguruar nga Gazeta Blic, ku është emëruar edhe kryesia e re e PDK-së në Klinë, përveç Sokol Bashotës si kryetar i degës, figuron edhe emri i Enver Berishës, po ashtu i dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Madje, emri i Berishës është i dyti në kryesinë e re të PDK-së në Klinë, prej gjithsejt 36 anëtarëve.Enver Berisha deri në vitin 2015 ishte pjesë e AAK-së së Ramush Haradinajt, për të kaluar pastaj në Partinë Demokratike të Kosovës.Gazeta Blic, ka provuar që të kontaktojë me Sokol Bashotën dhe Enver Berishën, por që komunikimi me ta ka qenë i pamundur.
Enver Berisha dhe Sokol Bashota
Sikurse me Bashotën, kryetarit të PDK-së, i doli problem edhe me kryetarin e degës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ky i fundit, ka deklaruar ditë më parë, duke thënë se “nuk ka bir nane që e largon nga PDK”.