Miqësinë e prishën dy vjet më parë. Megjithatë, Shpend Ahmeti beson se Albin Kurti do të ketë sukses në mandatin qeveritar, që e nisi të martën.
Prandaj, tha se ka pritje për përparim të shtetit në drejtimin e ish liderit opozitar, njofton Klan Kosova.
Sa i përket kryeqytetit ku Ahmeti thotë se e ka fokusin, bashkëpunimi thotë se nuk do të mungoj në raportin kryetar komune -kryeministër.
Megjithatë, Ahmeti pavarësisht pritjeve për bashkëpunim me qeverinë ka hasur në një opozitë të fortë në Asamblenë Komunale nga ana e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.