ngjason më shumë një filmi horror-mister, por Adiat Gojanit, i cili vdiq gjashtë ditë më parë në një aksident trafiku kishte pasur një kontakt të çuditshëm nga një grua në Gjakovë.
Në fakt, po dyshohet për një grua e cila në ditën kur Adiati vdiq, kishte bërë një veprim të çuditshëm. Gazeta Sinjali ka siguruar videon e momentit kur gruaja e kishte prekur Adiat Gojanin.
Ajo në ditën kur Adiati kishte ndërruar jetë, teksa 19-vjeçari ishte në një kafene, e kishte prekur me çorape për t’u larguar më pas menjëherë. Dëshmitarët që kishin qenë me Adiatin në lokal kanë njoftuar se gruaja në fjalë i kishte thënë se së shpejti “ti do të shkosh te Zoti”.
LEXO EDHE: Kryeshefi dhe dy drejtorët e ‘fikun’ Telekomin e Kosovës me mëditje për muajin dhjetor
Të afërmit e Adiatit që ishin në kafene me të kanë lajmëruar rastin edhe në Polici të Kosovës. Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, kanë bërë të ditur se gruaja në fjalë është intervistuar nga policët e Gjakovës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar për këtë rast zyrtaren për informim në Policinë e Gjakovës, Lirije Podrimajn, por ajo ka thënë se nuk ka informacione të tilla.
LEXO EDHE: Kryeshefi dhe dy drejtorët e ‘fikun’ Telekomin e Kosovës me mëditje për muajin dhjetor
“Sa i përket pyetjes suaj, ju njoftoj se policia në Gjakovë nuk ka informacion të tillë. Ndërsa, sa i përket aksidentit, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit po hetojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Podrimajt për Gazeta Sinjalin.
Më 1 shkurt Adiat Gojani kishte vdekur pas një aksidenti trafiku, me ç’rast vetura e tij kishte përfunduar në lumin “Erenik”.
Më poshtë gjeni videon e siguruar nga Gazeta Sinjali: