Këngëtari Shpat Kasapi ishte i ftuar në “E diell”, ku gjatë intervistës me Ervin Kurtin zbuloi se ka ndërmend t’i futet politikës e të bëhet deputet.
“Pse jo mos t’i futem politikës, kam ndërmend, do bëhem deputet nëse populli më beson”, u shpreh Shpati.
“Më përpara vajzat shkulnin flokët prej teje, po sot që je rritur çfarë bëjnë vajzat?”, e pyeti Ervini. “Sot shkulin krevatin “, u përgjigj Shpati duke shkaktuar të qeshura.
“Ti vërdallë bën namin, por në televizion thua jam single“, i tha Ervini.“Nuk kam diçka konkrete“, u përgjigj Shpati.