Sot mbahet ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e masterplanit të kompleksit memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i familjes Jashari.
Kompleksi memorial “Adem Jashari” është ndërtuar për të kujtuar dhe nderuar heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari, duke mbajtur gjallë kujtesën e luftës dhe qëndresës së tyre.