Paneli i Gjykatës së Apelit ka shpallur aktgjykimin në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Sipas aktgjykimit, Gucati e Haradinaj do të mbetën në burg për 4 vjet e 3 muaj burg. Atyre u llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
Më 18 maj 2022, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është shpallur aktgjykimi në shkallë të parë, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.