Policia në Prizren ka shoqëruar në stacion policor 13 persona pasi në një lokal u hasën duke luajtur bixhoz.
Sipas komunikatës së forcave të rendit, brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, janë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë
Pronari, njofton policia, deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 euro për një orë loje.
Prokurori i shtetit ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale: një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.
Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:
G., i datëlindjes 1986
N Ç.. i datëlindjes 1990
B K., i datëlindjes 1978
A O., i datëlindjes 1971
G.A.. i datëlindjes 1972
Sh., i datëlindjes 1976
I., i datëlindjes 1981
B., i datëlindjes 1970
Th .,i datëlindjes 1968
K., i datëlindjes 1980
A., i datëlindjes 1973
K., i datëlindjes 1984
J., i datëlindjes 1991
Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave.
Pronarit i lokalit S G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit.
Ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.