Sot Shoqatat e Dala nga Luftë, në Klinë, bashkë me veteranët sot kanë shënuar Ditën e Dëshmorëve të Kombit, duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.
Ata kanë vendosur kurora lulesh në çdo varr, derisa pas përfundimit, foli kryetari i OVL- UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj. Balaj ndër të tjera tha se falë gjakut dhe sakrificës e heroizmit të dëshmorëve, ne sot jemi të lirë. Ndërsa, me një fjalë rasti, të pranishmëve ju drejtua edhe kryetarja e familjes së dëshmorëve, Bahtie Haliti, si dhe grupi i martirëve dhe veteranëve./Klina info/