Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryetarin e Shoqatave të dala nga lufta Hajdin Balaj, kanë bërë homazhe në përvjetorin e 19-të të vrasjes së komandantit të UÇK-së, Shaqir Krasniqi, në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë shkruna Klina info.
Ata me këtë rast kujtuan veprën dhe kontributin e Krasniqit para dhe pas luftë.
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe miq e familjarë të Krasniqit.
Shaqir Krasniqi ishte bërë pjesë e UÇK-së si 22-vjeçar. Ai ishte plagosur në Prilep të Deçanit ndërsa për shërimin e tij ishte dërguar në Gjermani, për t’u kthyer serish në luftën e Koshares.
Shaqir Krasniqi la pas vete një vajzë.
Vrasja vazhdon të mbetet mister për familjen dhe autoritetet, të cilat ende vazhdojnë ta mbajnë në listën e vrasjeve të pazgjidhura këtë ngjarje./Klina info/