Në përvjetorin e dëshmorit Abedin Merlaku, sot në fshatin Bubël të Malishevës, janë mbajtur homazhe në kujtim të kontributit dhe sakrificës së tij.
Edhe Shoqatat e Dala nga Lufta e Fundit, dega në Klinë, kanë bërë homazhe tek varri ku prehet heroi Merlaku.
Kryetari i këtyre shoqatave Hajdin Balaj dhe Bahtie Haliti – Gashi, me këtë rast ata vendosën kurora lule, dhe thanë se falë gjakut të bijve e bijave tona më të mira, ne gëzojmë sot lirinë.
Kujtojmë që vitin 2019, ish-presidenti Hashim Thaçi, dëshmorin Merlaku, e kishte shpallur edhe hero të vitit.