Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kryesuar nga Fadil Berjani i është drejtuar me shkresë falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e 52-të të Qeverisë me datë 24 dhjetor 2020.
Me këtë vendim të miratuar është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i Udhëzimit Administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.
Me këtë rast Kryetari i Shoqatës ka kërkuar që përveç Udhëzimit Administrativ të lartëcekur të shfuqizohen edhe Udhëzimet tjera Administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë.