29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë, janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit.
Ahmed Abazi njëri nga shoferët ka treguar se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit.
Ai ka thënë se në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.
“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë ai.
Sipas tij, derisa shoferi ka tentuar të shmangte ngricën, ka goditur kamionin.
Abazi ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, përveç kolegut të tij, të lënduar lehtë.
“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.