Shoferi i Komunës i akredituar vëzhgues i LDK-së, VV ankohet për presion te votuesit

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë pak më parë ka reaguar se Bekim Rudari, sipas tyre shofer i nënkryetarit të Komunës, Nexhmi Rudari po u bën presion votuesve në shkollën “Shaban Shala”.

Kallxo.com ka vizituar këtë qendër votimi, dhe ka parë që Bekim Rudari është vëzhgues i certifikuar nga KQZ për zgjedhjet në Podujevë nga radhët e LDK-së.

Rudari e ka mohuar se është shofer personal i Nexhmi Rudarit, mirëpo ai e ka pranuar se është shofer në Komunën e Podujevës