Shlyhet borxhi 40 milionësh në Ministrinë e Bujqësisë, dalin paratë e para për fermerët nga programi i aplikimeve të këtij viti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është shlyrë borxhi 40 milionësh ndaj fermerëve

Peci njoftoi se vetëm sot kanë përfituar mbi 4 mijë fermerë.

Kurse deri në fund të vitit pritet të procesohen edhe 28 milionë euro për subvencione.

“Pas shlyerjes së 👉40 milionë eurove borxhe të akumuluara ndër vite, vetëm sot 👉 4712 fermerë përfituan mbi 3.3 milion euro, më saktësisht👉3,303,383.15 euro nga totali i

👉28 milionë eurove i Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve 2021 që do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit”, tha ai./