Nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin social facebook, Gashi shkruan për pritjet e gjata të lëndëve të pazgjidhura në gjykatat ku ndër të tjera thekson:
* Përballja e Gjykatave me fluksin e madh të lëndëve të grumbulluara po del të jetë mjaft sfiduese për sistemin e drejtësisë në Kosovë, ani pse kushtet e punës në institucionet e drejtësisë si dhe të ardhurat personale të bartësve të funksioneve të gjyqësisë janë jashtëzakonisht të mira.
* Trajtimi i drejtë dhe me kohë i çështjeve juridike konsiderohet ndër të drejtat themelore të njeriut (Neni 22 i Kushtetutës të Republikës së Kosovës, dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut), për të mos rezultuar në atë se një drejtësi e vonuar, nuk është drejtësi…
* Mbështetur në parimet e mësipërme edhe e Drejta Pozitive Procedurale i ka dhënë rëndësi vendosjes së shpejtë të çështjeve juridike, mirëpo kjo jo gjithmonë respektohet nga gjykatat. Kështu, pjesa dërmuese e gjykatave të shkallës së parë nuk e respektojnë afatin 30 ditor për të marrë në rishqyrtim rastin kur çështja kthehet në rigjykim dhe rivendosje, si dhe disa çështje tjera të cilave ligji iu ka dhënë përparësi në vendosje si psh. çështjet statusore, kontestet nga marëdhënia e punës, pengim posedimi etj, gjë që qon në kohën e stërgjatur dhe duhet të pritet deri sa një çështje të merr epilog përfundimtar para organeve të drejtësisë.
* Raportet e ndryshme flasin për një numër shumë të madh të lëndëve të pazgjidhura, e të cilat nuk arrinë të marrin drejtësinë e duhur në kohën e arsyeshme ligjore, por asnjë nga këto raporte nuk e trajton arsyen e neglizhencës së vazhdueshme të këtij sistemi siç është psh. shtyerja shumë herë e paarsyeshme e seancave gjyqësore.
* Përformanca e dobët në krahasim me fluksin e madh të lëndëve të pazgjidhura ndikon në rritjen e pritshmerisë dhe parashkrimin e lëndëve si një ndër problemet kryesore që vazhdon ta përcjellë punën e gjykatave, ndërkohë që “Gjykata e çështjes ka për detyrë që mënjëherë pasi t’i arrijë aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë, të caktojë seancën përgaditore apo seancën për shqyrtim kryesor të çështjes cila duhet të mbahet më së voni brenda afatit tridhjetë (30) ditor pas arritjes së aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, si dhe t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet kontestuese që i ka ofruar gjykata e shkallës së dytë në aktvendimin e saj” (Neni 199 i LPK-së). ⚖️