Shkolla e Përqevës pa ngrohje, prindërit e nxënësve i shkojnë në Komunë, Drejtorit të Arsimit

Nxënësit e Shkollës së fshatit Përqevë, sërish probleme me ngrohje.

Ata janë detyruar mos ta vijojnë mësimin, për shkak se në shkollë nuk ka dru.

Para një muaji Klina.info ka raportuar për këtë problematikë. Madje banorët e revoltuar kanë kërkuar përgjigje nga Drejtori i Arsimit të Klinës.

Të njejtit janë takuar me të, por që Qemajl Sejdia nuk i ka lënë mediat në takim.

Ndaj gazetarit e Klina.info është sjellë me arrogancë.