Shkolla Fillore “Azem Bejta”, në Grabanicë të Klinës, po bëhet me fushë sportive.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në FB, drejtori i këtij institucioni Astrit Muhaxheri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot zyrtarisht në shkollën tonë filloi ndërtimi i terenit sportiv për basketboll dhe volejboll,projekt ky i financuar nga KFORI.
Me KFOR-in kemi miqësi dhe bashkpunime të hershme,gjë të cilen sot po e jetësoimë me një projekt shumê të rëndesishëm për nxënësit e shkollës “Azem Bejta”.
URIME !
AM