Mbrëmë, Parku i Qytetit në Istog u mbush me drita, muzikë dhe një atmosferë të ngrohtë festive, teksa eventi i shumëpritur “Verë n’Dimër” u hap mes entuziazmit të qytetarëve dhe energjisë së të rinjve.
Shkëmb Manaj, kandidati i LDK-së për deputet, vlerësoi këtë organizim të jashtëzakonshëm, duke përgëzuar kryetarin Ilir Ferati dhe strukturat komunale për punën e tyre të shkëlqyer.
“Një organizim madhështor që e bën Istogun simbol të gjallërisë dhe atmosferës festive. Kjo është fytyra e një komuniteti që di të bashkohet dhe të festojë me shpirt.”, tha ai, transmeton Klina.info.
“Verë n’Dimër” e ktheu Istogun në një qendër festive që ndriçon jo vetëm dimrin, por edhe zemrat e të gjithë pjesëmarrësve!“, shtoi ai.