Shkëmb Manaj nga Uça e Istogut: “Vota juaj është zëri për dinjitet dhe shpresë për ndryshim”

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka mbajtur një takim me qytetarët në fshatin Uçë të Istogut, ku u kujtuan heronjtë Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, të cilët me jetët e tyre mbrojtën shkollën dhe jetën e kombit.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Duke vënë theksin te rëndësia e vazhdimësisë së sakrificës dhe qëndresës për një të ardhme më të mirë, Manaj deklaroi: “Angazhimi ynë është vazhdimësi e qëndresës dhe sakrificës, për të sjellë mundësi dhe dinjitet për Istogun dhe Kosovën tonë. Me themelet e vizionit rugovian, qëndresën e themeltarëve dhe energjinë e të rinjve, do të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë.”

Ai e cilësoi këtë angazhim si një mision për një ndryshim të vërtetë, duke theksuar se qytetarët kanë në dorë të formësojnë të ardhmen përmes votës së tyre.

“Vota juaj është një zë për dinjitet, dhe është një shpresë për një ndryshim të vërtetë!” përfundoi Manaj, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj LDK-së dhe kandidatëve të saj.