Shkëmb Manaj: Ndryshimi fillon tani – misioni ynë është Republika jonë!

Shkëmb Manaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka falënderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit që morën pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore, duke e quajtur atë një moment historik për të ardhmen e vendit.

“Një falënderim nga zemra për secilin prej jush! Prania juaj na dha më shumë se sa mbështetje – ajo na dha besim, forcë dhe energji për të çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë, më të bashkuar dhe më të fortë,” tha Manaj, duke përçuar emocionin dhe optimizmin për fitoren e LDK-së.

Manaj theksoi se LDK ka dëshmuar se është shtëpia e shpresës dhe e qytetarëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë. “Të bashkuar si kurrë më parë, jemi gati të ndërtojmë një Republikë që nuk bën dallime, por reflekton ëndrrat dhe vlerat tona më të larta!”

Me krenari, ai prezantoi kandidaturën e tij për deputet me numrin 29, duke bërë thirrje për mbështetjen e qytetarëve:
“👉 Voto LDK 124 ✅
👉 Voto Lumir Abdixhiku 1 ✅
👉 Voto Shkëmb Manaj 29 ✅
Së bashku, do ta kthejmë shpresën dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Republikës së Kosovës!”

#LDK124 #LumirAbdixhiku1 #ShkëmbManaj29 #NdryshimiFillonTani #Kosova #BëhuNdryshimi