Shkemb Manaj: Me rininë e LDK-së, drejt një të ardhmeje evropiane për Kosovën!

Mbrëmë, në një takim mbresëlënës me Forumin Rinor të LDK-së, Shkemb Manaj, kandidati i LDK-së për deputet, theksoi rolin jetik të rinisë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën. Energjia dhe përkushtimi i të rinjve u vlerësuan si garancia për një LDK që do të rikthehet si forca kryesore politike në vend.

“Rinia është shtylla jonë kryesore. Me këtë forcë të jashtëzakonshme, do ta qeverisim Kosovën me dinjitet dhe do ta udhëheqim drejt integrimit evropian,” tha Manaj, transmeton Klina.info.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët Berat Gjoci, Serbeze Kabashi-Muçaj, Besim Mulaj dhe Lisa Rugova për angazhimin e tyre, duke theksuar se vetëm bashkë, fitorja e madhe është e mundur.

#LDK #RiniaEnergji #RrugaEvropiane #BashkëPërFitore