Shkëlzen Gashi po kalon një moment të mirë në Challenge League, në Zvicër, me fanellën e Aarau.
Sulmuesi që mbush 34 vjeç në verë ka spikatur sot kundêr Kriens, në fitoren 5-0
Në minutën e 29-të ai ka asistuar për Donat Rrudhanin, që ia dha epërsinë e dyfishtë skuadrês së Aarau.
Në pjesën e parë skuadra zvicerane fitoi një penallti dhe Gashi e ktheu në gol.
Sulmuesi kishte shënuar në kampionatin zviceran edhe javën e kaluar.
Ky ishte goli i 8-të në kampionatë pêr Gashin, në 13 ndeshje të luajtura në këtë sezon.