Ish anëtari i Kombëtares Shqiptare, ka qenë pa klub në nëntë muajt e fundit, pas largimit nga Colorado Rapids në mars të këtij viti.
Gashi ka kontratë me skuadrën amerikane deri më 31 dhjetor të vitit 2019, dhe nga 1 janari do të jetë i lirë të nënshkruajë me ndonjë skuadër të re.
Mediet në Zvicër raportojnë se Gashi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Araus.
31-vjeçari do t’i bashkohet projektit të klubit zviceran që synon të rikthehet në elitë pas shumë viteve mungesë.
Shkëlzen Gashi edhe në të kaluarën ka luajtur në Zvicër, ku formën më të mirë e ka kaluar te mirë e ka kaluar te Basel.