Skuadra e Winterthur që garon në Challange League (apo Ligën e Dytë) të Zvicrës ka marrë fitore sot në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj ekipit rumun FC Hermannstadt 2:1 (0:0). Zviceranët fazën përgatitore janë duke e kryer në Malaga të Spanjës, ndërsa kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar pas asaj që FC Winterthur e fitoi me hungarezët e Mol Fehérvár FC 1:0 (0:0).
Në ndeshjen e luajtur sot golashënues i dyfishtë ishte Gjelbrim Taipi, që realizoi në minutën e 62-të dhe atë të 90-të, ndërsa për rumunët shënoi në minutën e 86 Plazonja.
“Sot ishte ndeshja e dytë miqësore edhe normal se çdo futbollist kur shënon dy gola ndjehet i kënaqur. Këtu me fazën përgatitore kemi kaluar shumë mirë dhe kemi qëndruar tani një javë, ndërsa nesër kthehemi për Zvicër, pasi me 25 janar fillon kampionati”, ka thënë Taipi,duke treguar edhe ambiciet e klubit për vazhdimin e sezonit.
“Normal kemi ekip cilësor edhe jemi me pretendime për të mbetur në katër vendet e para, pasi këtë sezon për tu futur në Super Ligë, konkurrenca është shumë e madhe”, është shprehur në fund Gjelbrim Taipi/Klina Info