Statuja e Zlatan Ibrahimovicit pranë stadiumit të Malmos në Suedi, është sulmuar përsëri dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht, pasi vandalët ia kanë prerë me sharrë këmbët në nyje.
Sulmuesi i Milanit ishte prezent kur kjo statujë e tij u shpalos në tetorin e vitit të kaluar, por i zemëroi tifozët e Malmos duke blerë aksione në klubin rival, Hammarby, dhe duke thënë se do ta bëjë atë klubin më të madh të në Skandinavi, transmeton Gazeta Express.
Ibrahimovic bëri emër në Malmo para se të shijonte një karrierë plot trofe në Holandë, Itali, Spanjë, Angli, Francë dhe SHBA.
Në një sulm para Krishtlindjes, vandalët ia prenë hundën statujës së tij, por sulmi i kësaj jave është më i rëndi ndaj saj.
Vetëm këmbët i kanë mbetur në bazament statujës së Ibrës, pasi i tërë trupi i është këputur dhe rrëzuar për tokë.
38-vjeçari pritet të debutojë për Milanin nesër në një ndeshje të Serie A.