Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari i ka propozuar Qeverisë së Kosovës shkarkimin e drejtorëve të Bordit në PTK.
Para kabinetit të Qeverisë, ministrja Hajdari ka dhënë arsyet e këtij propozimi.
“Është në gjendje të rëndë financiare, ndodhet në prag të falimentimit. Rrezikon pronën publike, rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
Në këto rrethana, konstatoj domosdoshmërine e veprimit të qeverisë. Duke patur parasysh edhe gjetjet e raportit të auditimit.
Drejtorët duhet të shkarkohen për tri arsye, nuk kanë përmbushur planet, drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, dhe kanë lejuar shpenzime të tepërta e të panevojshme” ka thënë ministrja Hajdari.