Dy persona nga Malisheva kanë dalë pozitiv me koronavirus,
Të dy këta ishin tregtarë dhe kanë shitur fidane në fshatin Krushë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i fshatit Krushë, Selami Hoti i cili ka kërkuar nga të gjithë që kanë pasur kontakt me ta të paraqiten në QKM Fahredin Hoti në Krushë dhe të vetëizolohen.
“Të dashur qytetarë Krushjan. Ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve. Pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim” thuhet në njoftimin e Selami Hotit, kryetarit të fshatit.