101 mijë raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Itali ndërsa numri i viktimave është mbi 11 mijë.
Vetëm sot, Italia ka regjistruar sot 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i tyre ka arritur në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.
Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë.
Pacientë të shëruar janë 14 620 e janë 1590 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.