Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu e fjolla bore,
Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore, njofton tutje IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.