SHFMU “Motrat Qiriazi”, në Klinë po pajiset me kabinete të reja

SHFMU “MOTRAT QIRIAZI” DO TË PAJISET ME KABINETE TË KIMISË, FIZIKES DHE GJEOGRAFISË, BIOLOGJISË DHE MATEMATIKËS,
SHFMU “ISMET RRACI” ME KABINETIN PËR ARTIN DHE MUZIKËN

Komuna e Klinës është përfituese e Programit për Stabilizim të Komuniteteve i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i implementuar nga IOM Kosova.

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka takuar përfaqësuesen e programit, Albiana Çavolli, me të cilën kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje tjera shumë të rëndësishme për bashkëfinancim ndërmjet komunës së Klinës dhe EU-CSP IV, ku përfitues janë dy shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të qytetit.

“Pajisja e shkollave me kabinete të nevojshme ka qenë një nga synimet dhe premtimet që kemi bërë si qeverisje lokale. Falë korrektësisë që kemi treguar në vazhdimësi me organizata dhe partnerë të ndryshëm vendor e ndërkombëtarë, bashkëpunimet po vazhdojnë në projekte tjera të dobishme.”- ka thënë Elezaj.

SHFMU “Ismet Rraci” do të pajiset me kabinetin për art dhe muzikë – piano elektrike, kitarë akustike, veshje tradicionale, projektor, televizor dhe pajisje tjera të nevojshme.

SHFMU “Motrat Qiriazi” do të pajiset me laboratorë për lëndët e kimisë, fizikës, biologjisë matematikës dhe gjeografisë.

Vlera e projekteve është rreth 19 000 euro.