Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë një lajm për banorët e kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se tashmë pacientja e pestë është shëruar nga COVID19.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pacientja e 5 e shëruar nga Covid 19 në Vushtrri 🙏
Në luftën tonë kundër përhapjes së Coronavirus në Vushtrri, secila fitore si kjo është inkurajim i madh për të gjithë ne për të vazhduar përpara.
Si rezultat i angazhimit të madh të krejt strukturave tona bashkë me IKSHPK, asnje kontakt i testuar i kësaj pacienteje nuk ka rezultuar pozitiv, prandaj këtë e quaj fitore 🤝👊
Unë jam i vetëdijshëm për sakrificat e mëdha të gjithësecilit nga Ju, por në këtë kohë bashkëpunimi ynë shpëton jetë.
Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus