Pacienti 77 vjeçar, i diagnostikuar si rasti i parë në Kosovë me Covid-19, nga Vitia, është shëruar dhe pritet të lirohet nga Klinika Infektive.
Këtë lajm e kanë konfirmuar në konferencën e sotme për medie, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe Prof. Sali Ahmeti.
Ata bënë të ditur se në klinikë janë gjithsej 49 pacientë të diagnostikuar me Covid-19, 40 prej tyre në gjendje të mirë, 7 në me oksigjenoterapi dhe 2 në kuadër të mjekimit intensiv të kësaj klinike në ventilim mekanik.
Në konferencë u theksua se stafi mjekësor i Klinikës Infektive është duke dhënë maksimumin për të trajtuar pacientët e shtrirë.
Poashtu, u bë e ditur se 5 infermieret e infektuar me Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore, 2 janw në shtëpi nw vetizolim, 3 duke u trajtuar në klinkë.
Njëra prej tyre dy herë ka rezultuar negative në testet e përseriura dhe pritet të lirohet në shtëpi.
Sa i përket furnizimit me mtarial dhe masa mbrojtëse, drejtoresha e Klinikës Infektive, tha se kanë furnizim të mirë nga ShSKUK dhe Ministria e Shëdetësisë, por po zbatojnë rekomandimet e OBSH, për shfrytëzim racional të materialit shpenzues.