Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Sipas një njoftimi në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 112 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza. 5 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe 167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 116 Rëntgen, 34 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim. /