3 vushtrrias të infektuar janë shëruar nga Covid-19.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë, Sylejman Meholli.
“Edhe një lajm i mirë sot. 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar më parë me Covid 19, janë shëruar plotësisht”.
“Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronavirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë. Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë”.
“Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Meholli